Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 6 tetor

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë më 6 tetor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor 2019, sipas vendimit të Presidentit Hashim Thaçi.

Të enjten e shkuar 89 nga 120 deputetët e Kosovës votuan për shpërndarjen e Kuvendit, pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj. Më herët gjatë ditës së sotme, Thaçi gjithashtu dekretoi edhe shpërndarjen e Kuvendit.

Në Kosovë kanë nisur tashmë bisedimet dhe janë arritur disa marrëveshje për koalicione parazgjedhore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj lidhi koalicion me Partinë Socialdemokrate, të drejtuar nga Shpend Ahmeti.

Nisma Social-Demokrate, e drejtuar nga Fatmir Limaj, nënshkroi një marrëveshje me Aleancën për Kosovën e Re, të drejtuar nga Behgjet Pacolli.

Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti, raportohet se është ende në bisedime për një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa.

Këto dy të fundit janë përkatësisht partitë më të preferuara për votuesit në Kosovë, sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar për Studime për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES), me qendër në Slloveni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>