![c b bd dfacbb Zgjedhjet në Kosovë, në 4 orë kanë votuar mbi 145 mijë qytetarë](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/02/31908162-c851-451b-b84d-76d7fa17cbb4-1.jpg)
Pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës deri në orën 11:00 është 8.3%, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Qendrat e votimit në Kosovë u hapën në orën 7 të mëngjesit. Prej atëherë kanë votuar 145 mijë e 650 qytetarë, nga 1 milion e 794 mijë e 862 persona me të drejtë vote.
Krytarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka është shprehur në një konferencë për shtyp se procesi po vijon normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente.
Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme paralementare. Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.