Zgjedhjet në Kosovë, në 8 orë kanë votuar mbi 567 mijë qytetarë

Nga Exit News
Zgjedhjet në Kosovë, në 8 orë kanë votuar mbi 567 mijë qytetarë

Pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës deri në orën 15:00 është 32.32%, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Qendrat e votimit në Kosovë u hapën në orën 7 të mëngjesit. Prej atëherë kanë votuar 567,934, nga 1 milion e 794 mijë e 862 persona me të drejtë vote.

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka është shprehur në një konferencë për shtyp se procesi po vijon normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente.

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme paralementare. Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>