Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja merr 48.18 përqind të votave

Nga Exit News
Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja merr 48.18 përqind të votave

Procesi i numërit të votave në Kosovë është drejt përfundimit ku Vetëvendosja kryeson me 48.18 përqind të votave.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.32 përqind dhe në vend të tretë Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) me 13.19 përqind të votave.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.4 përqind të votave.

Sipas mediave deri më tani janë numëruar 97 përqind e kutive të votimit ose 796 mijë vota.

Në zgjedhje kanë votuar pjesë 46.90% e qytetarëve.

Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>