Zgjedhjet vendore 2019: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e Veliajt dhe qeverisë

Nga Exit News
Zgjedhjet vendore 2019: Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e Veliajt dhe qeverisë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Bashkisë Tiranë për marrjen pjesë në gjykim të Shoqatës për Autonomi Vendore dhe për pezullimin e gjykimit derisa Gjykata Administartive të japë një vendim për kryetarin e Shoqatës së Bashkive, në seancën për shqyrtimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore 2019.

Lajmi u dha nga avokati i kryetares së Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi, Jordan Daci, pas përfundimit të seancës, më 23 qershor. Gjyqtarët kanë kërkuar të lexojnë dosjen. Dhe pas 1 orë pritet të fillojë seanca me leximin e provave të paraqitura nga qeveria.

Kushtetuesja po shqyrton padinë e Shoqatës së Bashkive për ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore 30 qershorit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo shoqatë drejtohet nga Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës.

Ndërsa, Shoqata për Autonominë Vendore, përbëhet nga të gjitha bashkitë e vendit me përjashtim të Shkodrës dhe kryetar është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>