Nga dita e hënë, qytetarët do të mund të lëvizin për 2 orë. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në një deklaratë për shtyp, ajo pohoi se fasha kohore për qytetarët do të zgjerohet nga 90 minuta në 2 orë.
Manastirliu deklaroi se nga dita e hënë do të lejohen të rinisin aktivitetin e tyre bizneset si:
- Dyqanet e veshjeve, tekstileve, këpucëve dhe artikujve lëkure
- Dyqanet që tregtojnë mobilje, të ndriçimit dhe pajisjeve shtëpiak
- Dyqanet e luleve
- Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjeve sportive, pajisje të telekomunikacionit
- Taksitë
- Dyqane të specializuara
Ajo pohoi se dyqanet dhe qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social.