
Akademia e Shkencave zgjodhi 12 anëtarë të rinj, në mbledhjen e së hënës. Anëtarët u zgjodhën me votim online dhe të drejtpërdrejt. Sipas njoftimit të ASH:
Arjan Durrësi dhe Ilirian Malollari u zgjodhën anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave.
Genc Sulçebe, Ilia Mikerezi dhe Pëllumb Xhufi u zgjodhën akademikë.
Adrian Civici, Artan Boriçi, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Bualoti fituan titullin akademikë të asociuar.
Ndërsa Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu u zgjodhën akademikë të jashtëm.