Më 8 tetor zgjidhen anëtarët e KLGJ-së

Nga Exit News
Më 8 tetor zgjidhen anëtarët e KLGJ-së

Më 8 tetor në orën 11:00 gjyqëtarët e të gjitha niveleve do të zgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, KLGJ dhe të Këshillit drejtues të shkollës Magjistraturës. Kandidatët për anëtarë të KLGJ janë:

Nga Gjykata e Lartë:

-Asim Vokshi

-Klodian Kurushi

Nga Gjykatat e Apeleve:

-Vojsava Osmanaj

-Ridvan Hado

– Gjykata e Apelit Tiranë Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

-Manjola Xhaxho

-Irena Plaku

Çfarë është KLGJ:

KLGJ është përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.
Përgjegjësitë kryesore të KLGJ-së janë:

KLGJ emëron gjyqtarët e të gjitha niveleve, me përjashtim të atyre të Gjykatës Kushtetuese (shpjeguar më sipër);

Në rastin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, emërimi duhet të dekretohet nga Presidenti, i cili mund ta refuzojë vetëm një herë, për arsye ligjore. KLGJ ka të drejtë ta emërojë kandidatin, edhe pas refuzimit të Presidentit, me votimin e shumicës së anëtarëve të tij.

KLGJ vendos për masat disiplinore, përfshi shkarkimin, e gjyqtarëve të të gjitha niveleve, përjashto anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Përbërja dhe përzgjedhja e KLGJ-së do të jetë si më poshtë:

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë: 6 anëtarë janë gjyqtarë dhe zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare; 5 anëtarë janë nga jashtë sistemit (dmth nuk janë gjyqtarë) dhe zgjidhen sipas këtij përfaqësimi:

1 anëtar nga rradhët e avokatëve; 1 anëtar nga rradhët e noterëve; 1 anëtar nga rradhët e pedagogëve të drejtësisë; 1 anëtar nga rradhët e pedagogëve jogjyqtarë të Shkollës së Magjistraturës; dhe 1 anëtar nga shoqëria civile.

Pesë anëtarët nga jashtë sistemit zgjidhen nga Kuvendi dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sipas kësaj procedure:

Për një vend anëtari, propozuesi përkatës i dërgon tre kandidatura Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). KED i verifikon veçant tre kandidaturat e secilit propozues, në bazë të kritereve ligjore, profesionale dhe morale dhe i rendit ato nga më i miri tek më i dobti.

Tre propozimet për secilin vend bosh i dërgohen Kuvendit, i cili zgjedh me votim të veçanë brenda treshes anëtarin përkatës të KLGJ-së me shumicë tre të pestat e deputetëve (84 vota).

Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën prej tre të pestat, e gjithë procedura përsëritet mbi bazën e tre propozimeve të reja nga propozuesi përkatës.

Në rast se edhe votimin i dytë nuk nxjerr fitues, atëhere konsiderohet i emëruar kandidati i renditur i pari në dy renditjet e KED-it.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>