Familja e 17-vjeçares në Fushë-Krujë, e cila u kërcënua pas denoncimeve për shfrytëzim seksual, është zhvendosur nga shtëpia.
Në 12 korrik, familjes së vajzës i është vënë një sasi tritoli në derën e shtëpisë. Policia dyshon se tritoli është vënë nga të njëjtën persona të cilët vajza i ka denoncuar në polici.
Pak ditë më parë, policia arrestoi katër persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë, të akuzuar nga 17-vjeçarja për shfrytëzim seksual dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre erdhi pas 8 muajsh hetime.
Sot, në 14 korrik, një prej të kërkuarve është vetëdorëzuar në polici. Ai është Ameldi Merlika, 17 vjeç. Mbetet ende në kërkim Alket Brata, 23 vjeç.
Ky i fundit dyshohet se është personi që ka vendosur tritolin në shtëpinë e vajzës.