Kati i nëndheshëm i Bibliotëkës Kombëtare është përfshirë sot nga flakët e zjarrit.
Zjarrëfikësit po punojnë për të shuar zjarrin. Deri më tani nuk dihet ende se ku është vatra e zjarrit, çfarë e ka shkaktuar atë dhe nëse është dëmtuar arkiva e librave.
Punonjësit e bibliotekës dhe lexuesit që ndodheshin në bibliotekë janë nxjerrë jashtë dhe asnjë prej tyre nuk ka dëmtime shëndetësore.