
Gjashtë persona janë lënduar nga zjarri që përfshiu një kamp emigrantësh në Mitrovicë, të enjten.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai tha se nuk dihen ende rrethanat që shkaktuan zjarrin.
Kampi i emigrantëve menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.
Gjatë muajve të fundit një numër i madh emigrantësh nga Lindja e Mesme janë strehuar në Kosovë për të kaluar më pas në vendet e BE.