Zjarr në laboratorin e kriminalistikës në Policinë e Shtetit

Mbrëmë gjatë natës, ka rënë zjarr brenda ne mjesidet e laboratori shkencor të policisë, që ndodhet brenda territorit të Gardës. Policia sqaroi se nuk është dëmtuar asnjë material në laboratorin ku ndodhen provat për ngjarje të ndryshme nën hetim. Sipas policisë, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Partia Demokratike pretendon se zjarri ishte i qëllimshëm dhe ai ka shkrumbuar tërësisht laboratorin bashkë me provat dhe lëndën narkotike që gjendej atje. Kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur sot paradite se nga burime në polici ai është kishte informacion se ishte djegur gjithçka në laborator.

“Burime nga policia bëjnë me dije se provat materiale, lënda narkotike, që ishte mbushur korridori plot, janë bërë shkrum të gjitha. Zjarri ka rënë natën në katin e dytë në sheshpushimin. Aty janë ekzaminimet kompjuterike dhe ekzaminimet e dokumentave dhe provave” , thekson PD në deklaratë për shtyp.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>