4 të vdekur e një i plagosur nga zjarri në spitalin Amerikan

4 të vdekur e një i plagosur nga zjarri në spitalin Amerikan

Katër pacientë kanë vdekur dhe një tjetër ka pësuar djegie të rënda, pas një sherri ndërmjet dy pacientëve.

Sherri ka nisur mes dy pacientëve të cilët kanë qenë duke pritur për të kryer seancën e dializës në Spitalin Amerikan në Tiranë.

Njëri prej tyre ka dalë jashtë dhe është kthyer me një shishe benzine, të cilën ja ka hedhur në trup pacientit tjetër. Duke tentuar t’i vërë atij flakën, ai ka marrë edhe vetë flakë të cilat i shkaktuan vdekjen. Pacienti tjetër i përfshirë në sherr ka marrë djegie të konsiderushme në trup.

Ndërkohë, dy paciente të tjera me iniciale S.S, 65 vjeç dhe A.M, 55 vjeç kanë humbur jetën nga zjarri që përfshiu të gjithë dhomën ku ndodheshin 25 pacientë në pritje të kryerjes së dializës.

Eshtë e paqartë si autori ka mundur të fusë benzinë brenda repartit të dializës. Po ashtu nuk dihet nëse reparti ka qenë i pajisur me mjetet kundër zjarrit, pasi informacionet nga spitali janë të rezervuara.

Spitali i quajtur amerikan, por me pronësi shqiptare, është kompania që ka fituar koncesionin publik të shërbimit të dializës për të gjithë popullsinë, për një periudhë 10 vjeçare. Shuma që shteti i paguan për shërbimin është mbi 6 milion euro në vit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>