20 mijë hektarë pyll u dogjën dhe 1,500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre, në Sardenja të Italisë. Shumë biznese bujqësore dhe prona private u dëmtuan nga zjarret, të cilat filluan të shtunën në krahinës e Oristanos.
BE të dielën dërgoi katër aeroplanë zjarrfikës, duke përfshirë dy avionë Canadair të siguruar nga Franca, për të mbështetur 11 aeroplanë që punojnë për të shuar zjarret e furishme afër 13 qyteteve. Përpjekjet për shuarjen e zjarreve janë penguar nga erërat e forta dhe të nxehta.
Gazetat në Sardenjë përshkruan zjarret si “apokaliptike”, me dëmin e barabartë të shkaktuar nga zjarret në 1983 dhe 1994.
Rreth 400 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në qytetin e vogël Scano di Montiferro gjatë fundjavës, me qindra të tjerë të evakuuar nga qytete dhe fshatra duke përfshirë Santu Lussurgiu, Cuglieri, Sennariolo, Tresnuraghes, Magomadas, Flussio dhe Tinnura.
Autoritetet rajonale shpallën “gjendjen e fatkeqësisë” ndërsa kërkuan fonde nga qeveria qendrore për të riparuar dëmet dhe për të mbështetur ekonomikisht të prekurit.