Zjarri i nisur prej disa ditësh në malin e Renxhit po i afrohet zonës turistike të njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin.
Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrëfikëset nuk kanë mundur ta shuajnë atë dhe tani përveç pyjeve, rrezikojnë dhe zonën turistike.
Ditët e fundit, vendi është përfshirë nga vatra të ndryshme zjarri, të favorizuar dhe nga era e mungesa e reshjeve të shiut.
Vetëm mëngjesin e 4 gusht u arrit shuarja e zjarrit në pyjet e malit të Koshnicës në Gramsh, ku dhjetra hektarë pyje u shkrumunan.
Sipas autoriteteve zjarrëveniet, në shumë raste, janë të qëllimshme.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se policia poi heton këto raste, pasi zjarrëvënia jo vetëm dëmton mjedisin, por vë në rrezik dhe banorët që jetojnë pranë këtyre zonave.
AKMC raportoi se në 7 muaj janë zbuluar 329 vatra zjarri në gjithë vendin, por 168, ose 51 përqind janë zbuluar vetëm në muajin korrik.