Ministria e Mbrojtjes njoftoi se zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë u përkeqëua duke u përhapur edhe më shumë.
Ndërkohë vazhdon zjarri në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, në malin e Tërbunit, bashkia Pukë.
Në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia Fushë Arrëz zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave.
Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë.