
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar se qeveria do të miratojë një Akt Normativ që parashikon penalizimin me 700 mijë lekë deri në mbylljen e aktivitetit për subjekte që ushtrojnë biznese turizmi dhe që nuk respetojnë protokollet e sigurisë
“Komiteti Teknik në Shqipëri është i mendimit, se kjo rritje [e numrit të të infektuarve] lidhet me moszbatimin rigoroz të masave në protokollet tona të mbrojtjes nga përhapja e Covid-19”. – tha Rakacolli.
Rakacolli njoftoi gjithashtu se pishinat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura në të gjithë vendin.