Zëvendës Presidenti i KE-së Margariti Schinas i ka shprehur kryetarit të PD-se Lulzim Basha besimin se ai do të ringrejë ekonominë e vendit:
“Ju si udhëheqës i familjes tonë politike (Partitë Popullore Evropiane) duhet të projektoni ringjalljen ekonomike.
Ka shumë gjëra që Shqipëria duhet të bëj, dhe ju jeni të përgatitur për të sjellë këtë ringritje ekonomike”.
Schinas, në video konferencën e sotme me Bashën u shpreh se:
“Pranimi në BE: Ndaj të njëjtin optimizëm me ju. Ka një kornizë të Evropës për Shqipërinë jo për të përshpejtuar pranimin e Shqipërisë. Ndjej një mundësi sidomos pas zgjedhjeve.
Duhet të investohet në ekonominë e përgjithsme, kjo ka të bëjë me reformat dhe me cilësinë e reformave.
Ju personalisht si ish-ministër i Brendshëm duhet të krenoheni me atë që është bërë. Liberalizmi i vizave nuk është i lehtë. Ju nuk e kishit në xhep.
Ju nuk duhet të tregoheni shumë modest në lidhje me këtë. Ju duhet ta tregoni më shumë si pjesë e ndryshimit të Shqipërisë”.
Basha i foli Schinas mbi gjendjen ekonomike, pandeminë dhe emigracionin në Shqipëri dhe fushatën e PD-së:
“Ka mbështetje rekord për partinë tonë dhe program tonë, student, sipërmarrës, fermeë, profesorë”.
Ai i tregoi Schinas për mungesën e transparence me procesin e vaksinimit dhe të raportimit të të infektuarve dhe vdekjeve nga qeveria:
“Vaksinimi është një ushtrim i personalizuar i kryeministrit, i cili ka dëmtuar besimin e publikut tek vaksinat. Ne kemi përparësi transparencën. Ne do të sjellim vaksina të certifikuara nga BE sepse jemi të ndërgjegjëshëm se sa i rëndësishëm është vaksinimi.
Pas zgjedhjeve do të korrigjojmë neglizhencën. Transparenca është thelbësore. Vaksinimi ka qënë mungesë transparence, me numrin e infeksioneve dhe vdekjeve. Protokollet e OBSH-së për vdekjet nuk u respektuan”.
Ndërsa, për fushatën e PD-së dhe zbatimin e rendit në vend, Basha tha se:
“Fushata jonë mbështete në emigracion dhe në integrimin e vendit në BE. Në 8 vite qeveria aktuale nuk ka përmbushur premtimin kryesor për hapjen e negociatave me BE”.
Ne kemi vuajtur gjatë 8 viteve për shkak të mos progresit në fushën e krimit të organizuar, pastrimin e parave, jemi në fazën e kapjes së shtetit. Ne do të luftojmë korrupsionin dhe do të vendosim zbatimin e ligjit, si pjesë e programit tonë”.
Basha u shpreh se këto zgjedhje nuk janë një luftë politike, por janë zgjedhje për qytetarët:
“Këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me mua apo me kryeministrin actual, këto zgjedhje kanë të bëjnë me njerëzit. Duhet një kulturë e re e politikës, duke mos thënë cdo gjë që të vjen në mendje, ne duhet të paraqesim zgjidhje realiste. Këto zgjedhje nuk janë një luftë mes kundërshtarit tim, por ata duhet të jenë të ndershme dhe të lira”.