Zvicra do të fillojë vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç

Zvicra do të fillojë vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç

Zvicra do të fillojë vaksinimin e grupmoshës nga 12 deri në 15 vjeç qysh javën e ardhshme, citohet nga The Guardian shefi i vaksinave qeveritare, Christoph Berger për gazetën zvicerane NZZ.

“Të rinjve që duan të vaksinohen duhet t’u jepet mundësia,” i tha Berger NZZ, duke shtuar se qeveria do të jepte miratimin javën e ardhshme.

Berger shtoi se për këtë grupmoshë, ndryshe nga ato më të vjetrat, nuk do të kishte një normë vaksinimi.

Para shpalljes së fushatës së re, fillimisht Zvicra miratoi përdorimin te fëmijët 12 deri në 15 vjeç të vaksinave Pfizer/BioNTEch më 4 qershor.

Kërkesë të ngjashme për t’u miratuar për vaksinimin e të rinjëve ka paraqitur edhe kompania Moderna.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme