Zvicra nuk do të lejojë më asnjë udhëtarë të hyjë në Zvicër përmes një vendi transit me rrezikshmëri të ulët infektimi nga Covid-19, për të shmangur rregullat e karantinës në vend, njofton media Swiss Info. Rregulli i ri hyri në fuqi më 31 gusht.
Zvicra nuk do të shohë më vendin e fundit të udhëtimit, por vendin e nisjes. Shumë persona kanë përdorur udhëtimet tranzit nga vende të sigurta për të hyrë në Zvicër dhe shmangur karantinën.
“Deri më tani, udhëtarët e kanë anashkaluar detyrimin e karantinës duke përdorur një vend tranzit të rrezikshëmrisë së ulët” tha në një deklaratë për shtyp Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), të premten.
Për shembull, personat që udhëtojnë nga SHBA-të (vend me rrezikshmëri të lartë) për në Zvicër, përmes përmes Torontos (Kanadaja, vend jo në listën e rrezikut), tani do të karantinohen.
Ndërkohë pasagjerët e vendeve të treta mund ta përdorin Zvicrën si vend tranzit, mjafton të qendrojnë në zonën e tranzitit.