Zvicra lëshon urdhër ndalimi për Rezart Taçin

Zvicra lëshon urdhër ndalimi për Rezart Taçin

Policia  zvicerane ka arrestuar tregtarin e naftës Rezart Taçi, i cili po hetohet për fallsifikim dhe mashtrime financiare nga prokuroria zvicerane.

Hetimi ndaj Taçit filloi që para një viti, mbas denoncimit të dy kompanive të huaja, me të cilat Zoti Taçi kishte marrëdhënie tregtie.

Zoti Taçi ka qenë një ndër sipërmarrësit kryesor në vend, kryesisht në fushën e importit dhe tregtimit të naftës e gazit. Në vitin 2008, ai bleu kompaninë shtetërore të rafinimit të naftës ARMO, të cilën u detyrua ta rishesë 5 vjet më vonë për shkak të borxheve ndaj bankave. Rreth kësaj periudhe ai shiti apo mbylli gjithë biznesin e tregimit të naftës.

Në vitin 2013, prokuroria shqiptare filloi një hetim ndaj Zotit Taçi për mashtrim, falsifikim dhe vjedhje ndaj një furnitori të huaj, me pasojë një dëm ekonomik prej më shumë se 20 milionë euro. Prokuroria nuk jep informacione cila është gjendja e këtij hetimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>