
Zvicra ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech.
Autoriteti rregullator në Zvicër, Swissmedic, ka dhënë leje për përdorimin e vaksinës dhe ajo pritet të shpërndahet menjëherë, raportojnë mediat vendase duke cituar burimet zyrtare.
Vaksina e Pfizer dhe BioNTech është 95% efikase ndaj COVID-19. Ajo është miratuar deri tani në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanada, të cilat kanë nisur vaksinimin. Bashkimi Europian pritet ta miratojë vaksinën javën e ardhshme.
Shtetet e Bashkuara miratuan gjithashtu edhe vaksinën e kompanisë Moderna kundër COVID-19.