
Zvicra ka filluar vaksinimin e popullsisë që prej të martës, duke u bërë vendi i parë në Europë që përdor vaksinën e Pfizer/Biotech.
Të martën e para që u vaksinua ishte një 90 vjeçare në Lucernë. Zvicra mori 100 mijë doza vaksinash.
Personat e parë që do të vaksinohen janë ata mbi 75 vjeç ose me sëmundje kronike. Ata do të ndiqen nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Serbia do të nisë vaksinimin e popullsisë ditën e enjte me 24 dhjetor. Serbia është i pari vend në Ballkan që do të nisë vaksinimin kundër Covid-19.
Ajo mori të martën rreth 5 mijë doza vaksinash.
Më 15 dhjetor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se Serbia kishte porositur 340 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.