Zyrtarët e shëndetësisë: Franca nuk duhet të përjashtojë një izolim të tretë

Nga Exit News
Zyrtarët e shëndetësisë: Franca nuk duhet të përjashtojë një izolim të tretë

Ekspertët e shëndetësisë në Francë mendojnë se nuk duhet të përjashtohet mundësia e një izolimi të tretë. Kjo sipas tyre pasi duhet të marrë në kontrolll pandeminë e Covid-19.

Ata theksojnë se niveli i rasteve të reja ditore po rritet ndjeshëm.

Eric Caumes, ekspert i sëmundjeve infektuese deklaroi se:

“Për momentin, mendoj se është shumë herët për të rekomanduar një izolim të përgjithshëm. Ndoshta një karantinë lokale mund të vendosë në disa zona, por nuk mund të përcaktoj se cilat zona, pasi nuk e di mirë situatën rajonale. Por, mendoj se për pak ditë do të mësojmë nëse nevojitet që të izolohemi sërish ose jo. Por, kjo nuk duhet të përjashtohet si mundësi”.

Izolimin e dytë Franca e mbaroi në datën 15 dhjetor dhe zgjati 1 muaj e gjysmë.

Franca  parashikon një hapje të eventeve kulturore, më 7 janar dhe të restoranteve më 20 janar.

Për ekspertin e shëndetësisë zhvillimet aktuale e vendosin në dyshim një gjë të tillë. Ai deklaroi se:

“Nuk besoj se tani është koha që të zbusim masat aktuale, duhet të jemi shumë të qartë për këtë. Nëse lehtësojmë kufizimet e vendosura për të frenuar pandeminë, niveli i përhapjes do të rritet dhe atëherë do të gjendemi përballë një situatë të ngjashme me atë të Anglisë”

Franca regjistroi mbi 20 mijë raste me koronavirus në 24 orët e fundit,

Që prej fillimit të pandemisë rreth 2.7 milionë persona janë prekur dhe mbi 66 mijë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>