ΟΜΟΝΟΙΑ kritikon median dhe zërat e tjerë kundra marrëveshjes së detit

Nga Exit News
ΟΜΟΝΟΙΑ kritikon median dhe zërat e tjerë kundra marrëveshjes së detit

ΟΜΟΝΟΙΑ, Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek ka bërë thirrje për arritje të marrëveshjes për kufijtë detar Shqipëri-Greqi.

Në një njoftim për shtyp ΟΜΟΝΟΙΑ kritikon qendrimin e mediave dhe nga interesa të tjera që kritikojnë dhe përhapin dyshime mbi një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve.

“Përpjekjet për kultivim dhe ruajtje të frymës së dyshimit nga qendra të caktuara dhe mjete të informimit masiv në Shqipëri janë diametralisht kundër interesit të përbashkët dhe perspektivës së saj europiane”, shkruan OMONOIA.

OMONOIA shprehet se Greqia ka të drejtë të kërkojnë zgjerimin e territoreve dhe përgëzon rolin e qeverisë për qendrimin pozitiv dhe jo ngurues.

“Konstatojmë me kënaqësi se vihet re korrespondim pozitiv dhe diferencim thelbësor nga pozicionet negative ngurruese që manifestonte qeveria në Shqipëri, duke kultivuar për pasojë klimë dyshimi”.

Refuzimi, sipas shoqatës greke nuk i shërben Shqipërisë dhe të ardhmes së saj evropiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>