
Një i vdekur dhe dy të plagosur u shënuan në 24 orët e fundit në vend.
Një grua 50-vjeçare u aksidentua për vdekje nga përplasja e dy makinave në rrugën “Misto Mame” në Kombinat të Tiranës.
Një fëmijë u plagos rëndë nga një makinë në Lezhë. Fëmija po kalonte në anë të rrugës.
Një 31 vjeçar u plagos në Ksamil, pasi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me disa makina në rrethimin e një biznesi.