
Një person u vra dhe një tjetër u plagos pas një atentati me armë në një lokal në afërsi të Gjykatës së Tiranës, në rrugën ‘Myslym Shyri’. I plagosuri është ish-prokurori i shkarkuar nga KLP Adriatik Cama, aktualisht avokat i ish-policit Nevaldo Hajdaraj që vrau të riun Klodian Rasha.
Viktima është Kudret Saliaj. Ai u vra nga vjehrri i tij Mexhit Picari, për shkak të një çështje ndarje konfliktuale.
Policia njoftoi zyrtarish se autori u largua në drejtim të paditur.