1 mijë qytetarë përfundojnë procesin e vaksinimit këtë jave, njoftoi të mërkurën kryeministri Edi Rama.
Gjatë një deklarate për gazetarët, Rama u shpreh se të enjten nis procesi i vaksinimit në Vlorë.
“Rreth 1000 persona vaksini do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga mati dhe bulqiza, nesër do jemi në vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë”
Rama tha se do të vaksinohen me prioritet personalitetet. Ai shtoi se është në negociatat me AstraZenecan për 360 mijë doza.
Rama theksoi se brenda 14 muajve do të ketë përfunduar i gjithë procesi i vaksinimit në vend.
Të hënen erdhën në vend 7020 doza të vaksinës Pfizer kundra Covid-19. Vaksinat do të shpërndahen në Shkodër dhe në Vlorë. Vaksinimi ka nisur me vaksinimin e 45 të moshuarve e më pas tek mjekët.
Ato janë pjesë e marrëveshjes së vendit me kompaninë Pfizer.