Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese. Për të prekurit nga tërmeti, vecanërisht familjet e viktimave. Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot në mëngjes, Kryeministri Rama njoftoi:
1 milionë lekë për çdo familje që ka viktima dhe 15 mijë lekë në muaj për nxënësit e studentët.
Pagesë e posaçme për të gjithë jetën për Albert Carën dhe Lindita Carën, të vetmit të mbijetuar nga dy familjet Cara, me 9 pjestarë në Thumanë.
Të gjitha familjeve të viktimave në Durrës, “do të hyjnë në shtëpitë reja urgjent”.
Apartament në Tiranë, ose ku do që ato dëshirojnë të qëndrojnë për viktimat dhe familjet e Thumanës.
Pension i vecantë për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave.
Vendoset gjendje emergjence në Lezhë për shkak të tërmeteve.
Kryeministri Rama nuk e pranoi nismën e disa bizneseve për të ndërtuar apartamente për familjet e braktisura. Ai tha:
“Çdo ndërtuesi që thotë unë do bëj kaq apartamente, faleminderit shumë, lekët. Nuk duam tulla me klering në këtë marrëdhënie. Duam të garantohemi që çdo gjë që do ndërtohet të jetë e kontrolluar e standardizuar dhe transparent”.