Burime për Exit News tregojnë se Maksim Sota, Prokuror i Vlorës u arrestua si pjesë e 38 personave të arrestuar të premten, për trafik ndërkombëtar droge nga Italia, Shqipëria, Spanja dhe Mali i Zi. Sëbashku me të policia ka arrestuar edhe punonjësit e policisë Festim Lelaj, Saimir Kurti dhe Ilirjan Balla.
Kush janë të arrestuarit e operacionit antidrogë:
Festim Lelaj — Në maj 2021 SPAK kërkoi 17 vite burg për trafikimin e 2,5 ton kanabis nga porti i Durrësit drejt Ankonas, në vitin 2017. Nënkomisari i Fierit u arrestua si pasojë e informacioneve të ardhura nga Italia.
lirjan Balla në vitin 2016 u bë zëvendës drejtor në policinë e Dibrës. Më parë ai ka qënë zëvendësdrejtor i Policisë së Vlorës.
Saimir Kurti, ish¬drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë, në 2016 plagosi tre persona para Bashkisë së Kavajës.