1 viktimë e 119 të infektuar të rinj në Kosovë

Nga Exit News
1 viktimë e 119 të infektuar të rinj në Kosovë

119 të infektuar të rinj dhe 1 viktimë janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Që prej fillimit të pandemisë në mars, 499 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa në total numri i të infektuarve ka arritur në 13 100 të infektuar.

Në total në Kosovë ka ende 3 362 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.

Deri më tani 9 239 pacientë me Covid janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>