Të paktën 10 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit: 6 në Mat dhe 4 në Lushjne.
Të dyja këto bashki, prej disa javësh ishin të pastra dhe nuk kishin asnjë të infektuar.
8 prej 10 rasteve të reja kanë lidhje me shpërthimin e Covid-19 në QSUT, në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme.
Të gjithë të infektuarit në Mat janë persona kontakti të një të moshuare që ndodhej në spital në Tiranë dhe rezultoi e prekur me Covid-19 2 ditë më parë.
Ndërsa të infektuarit në Lushnje i përkasin dy familjeve. Një çift, burrë e grua janë infektuar ne spitalin e sëmundjeve të brendshme në Tiranë, ndërsa familja tjetër, gruaja ka qenë në Tiranë dhe ka infektuar më pas bashkëshortin në Lushnje.