I dërguari i BE, Lajçak: Shkëmbimi i territoreve nuk është në axhendën e dialogut Kosovë-Serbi

Nga Exit News
I dërguari i BE, Lajçak: Shkëmbimi i territoreve nuk është në axhendën e dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se shkëmbimi i territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është në axhendën e dialogut të lehtësuar nga BE.

Në një përgjigje të një letre nga Lobi i Grave Rajonale në Evropën Jug-Lindore për këtë çështje, Lajçak tha se qëllimi i BE-së është të normalizojë marrëdhëniet midis dy vendeve, njoftoi Koha.

“Siç e kam përmendur në shumë raste, shkëmbimi i territoreve nuk është në axhendën e dialogut. Ajo që ne po kërkojmë është një marrëveshje që do të ndihmoi në stabilitetin rajonal, normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe t’i ndihmojë ata të ecin përpara në rrugët e tyre përkatëse evropiane, u përgjigjë Lajcak.

Ideja e shkëmbimit të territorit midis dy vendeve u shty përpara nga presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic, veçanërisht gjatë 2018-2019. Kjo ide duket se ka dështuar pas një samiti të Ballkanit të organizuar në Paris nga Macron dhe Merkel.

Të enjten, Kosova dhe Serbia zhvilluan një raund tjetër bisedimesh në nivelin e ekspertëve në Bruksel.

Kosova shprehet se takimi ka për qëllim njohjen reciproke, por Serbia e mohon atë.

Në të njëjtën kohë me këtë pretendim, qeveria e Kosovës i ka kërkuar administratës amerikane që të përfshijë njohjen e ndërsjellë në axhendën e dialogut të lehtësuar nga BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>