
Mbajtja e maskës në shkolla do të jetë e detyrueshme, njoftoi Ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
Në një video, të publikuar në Facebook, ministrja Shahini shkruan se mbajtja e maskës “është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët”.
Në video promocionale, nxënësit e shkollës Servete Maci tregojnë se si të vishet dhe se si të hiqet maska.