Një ditë pas takimit të tij më një grup qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojrave, Presidenti Nishani vizitoi sot protestuesit në Parkun e Liqenit.
Presidenti shprehu mbështetjen e tij për protestuesi dhe dënoi paligjshmërinë e proçedurave të miratimit të lejes së ndërtimit që po dëmton të vetmen hapësirë të gjelbër që ka mbetur në Tiranë.
“Askush nuk mund të zëvendësojë ligjin dhe ne duhet të vëmë në funksionim shtetin ligjor” deklaroi ai.
“T’u marrësh dhe t’u prishësh fëmijëve të Tiranës parkun e vetëm dhe pronën e vetme publike, është vandalizëm me të cilin nuk mund të pajtohet askush,” u shpreh më tej Presidenti.
Lidhur me reagimet e ashpra të Kryebashkiakut Veliaj pas takimit me qytetarët, Zoti Nishani komentoi se kjo nuk është hera e parë që sulmohet politikisht. Sipas tij, lëvizje qytetare si lëvizja për mbrojtjen e parkut dhe ligjshmërisë janë ato që do të emancipojnë shoqërinë dhe politikën.
“Le t’i lëmë ata që akuzojnë dhe shantazhojnë qytetarët e Tiranës, le t’i lëmë ata në botën e banalitetit,” deklaroi Presidenti.
Artikuj të lidhur:
Presidenti Nishani takon një grup qytetarësh që kundërshtojnë ndërtimin në park
Deklaratat e Kryebashkiakut Veliaj për Presidentin Nishani – Pa koment