![Kosova raporton 148 raste të reja Kosova raporton 148 raste të reja](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/08/WhatsApp-Image-2020-08-25-at-16.36.46.jpeg)
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 148 raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë nga ky virus.
Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se rastet e reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas kryerjes së 1,028 testeve, që është shifër rekord e testimeve.
Ministri Zemaj tha se “e gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze”.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më 16 tetor, janë regjistruar 16,754 raste.
Prej tyre, 652 pacientë kanë vdekur dhe 14,617 janë shëruar.
Kurse, raste aktive janë 1,485.
Marrë nga Radio Evropa e Lirë.