11 të infektuar të rinj dhe 2 viktima në 24 orë, shkon në 197 numri i të prekurve

Nga Exit News
11 të infektuar të rinj dhe 2 viktima në 24 orë, shkon në 197 numri i të prekurve

11 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 197 të infektuar.

Dy pacientë humbën jetën duke e çuar në 10 numrin e viktima: një 72-vjeçare nga Vlora dhe një 67-vejçar nga Tirana. Të dy viktimat vuanin nga hipertensioni.

Në informimin e përditshëm, të enjten paradite, Silva Bino njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Pukë me dy persona të prekur.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1325 persona, ku:

– 186 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 33 janë shëruar, 6 punonjës të sistemit shëndetësor,

– 10 kanë vdekur,

– 74 persona janë të shtruar në spital,

– 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Përhapja e koronavirusit deri më 25 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 113 persona; katër prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 11 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  21 persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë;

— Në Lushnje: 4 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 12 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 4 person;

— Në Lezhë: 4 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person.

— Në Krujë: 3 person.

— Në Tropojë: 3 persona

— Në Pukë: 3 persona.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>