11 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 223 të infektuar.
Një 79-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë të hënën paradite në spitalin infektiv pas 18 ditësh i shtruar. Në informimin e përditshëm nga ISHP, Albana Fico njoftoi se ai ka pësuar infarkt kardiak.
Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1526 persona, ku:
– 223 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 44 janë shëruar,
– 11 kanë vdekur,
– 74 persona janë të shtruar në spital,
– 7 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Përhapja e koronavirusit deri më 25 mars është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 124 persona; 6 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 14 persona, përfshirë 1 të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 23 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 4 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 5 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona, 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Korçë: 14 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 7 person;
— Në Lezhë: 5 person;
— Në Has: 2 persona;
— Në Berat: 1 person.
— Në Krujë: 5 persona
— Në Tropojë: 5 persona
— Në Pukë: 3 persona
— Në Mirditë: 1 person.
Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.