Qarku i Shkodër është rikthyer sërish në një vatër të rrezikshme infektimesh me koronavirus.
11 pacientë të prekur janë zbuluar në 24 orët e fundit: 6 në Pukë dhe 5 në Shkodër.
Ditët e fundit, numri i të infektuarve ditorë ka shënuar shifra rekord, mbi 40 të infektuar çdo ditë.
Kryeministri Rama ka paralajmërur se nëse shifrat vazhdojnë të rriten, mund të jetë e nevojshme rikthimi i karantinës dhe masave kufizuese të qarkullimit.