Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 4 718 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 512 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 524 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 77.957 raste.
Mbeten 14.284 raste aktive.
Rastet e vdekjeve janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 94.167 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 1.926 pacientë kanë humbur jetën.