Kryeministri Edi Rama mbi deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha – Pikat Kryesore

Kryeministri Edi Rama mbi deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha – Pikat Kryesore

Kryeministri Edi Rama komentoi sot, përpara mediave, thirrjen e ish-Kryeministrit Sali Berisha, dje në Kuvend, për armatosjen e shqiptarëve për të mbrojtur veten.

Deklaratat kryesore të Kryeministrit ishin:

  • Nuk do t’ia vlente humbja e kohës me të nëse ky personazh qesharak nuk do të diktonte axhendën politike dhe komunikimin politik të PD-së.
  • Ka disa arsye për të hetuar Berishën si ish-kryeministër të vendit. Kjo e thirrjes së popullit për t’u armatosur është një arsye më shumë.
  • Berisha nuk është hetuar deri më sot për çfarë ka bërë, dhe as për çfarë tha dje për sa kohë reforma në drejtësi nuk do të zbatohet.
  • Saliu nuk e do reformën, Pikë. As PD nuk e do. Por ju siguroj se reforma do të kalojë ajo cfarë mbetet për të parë është me çfarë çmimi.
  • Ja pse arritën [PD dhe Sali Berisha] në kulm volumin e gënjeshtrave dhe akuzave për qeverinë dhe policinë për arrestimin e Shullazit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se parlamenti nuk u tregon shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që miraton, por tregon pakufinë e ligjit.

“Shqipëria s’mund të jetë një vend tërësisht normal për sa kohë çfarë shkruhet në ligj nuk zbatohet,” shtoi ai në fund.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>