Komunikim mes dy politikanëve më të rëndësishëm të vendit

Komunikim mes dy politikanëve më të rëndësishëm të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot, se 11 kompani të lidhura me Kryeministrin Edi Rama kanë përfituar 88 milionë dollarë nga fondet publike.

Gjatë një takimi me gazetarët, Zoti Basha tha se tenderat zhvillohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pa garë, ku fitues shpallen miqtë e kryeministrit.

“Në këto dy vjet qeveria vendosi dy rekorde: një e treta e prokurorimeve publike kryhen drejtpërdrejtë,” u shpreh ai.

Akuzave të kreut të PD-së, Kryeministri Rama iu përgjigj me disa postime të njëpasnjëshme, në faqen e tij zyrtare në Facebook:

“Bëmë O Babë të të ngjaj! Shpif Baba e shpif Çuni, shpif e shpif e eja rrotull se po na vjen Reforma në Drejtësi, sa më shumë baltë se kushedi..”

“Krim krim krim!Vjedhje vjedhje vjedhje!Zi zi zi!”, bam e bum përditë e më shumë, se mirë gomari u ngordhi po s’i lë as Reforma në Drejtësi!

“E dinë edhe vetë, s’kanë ku ikin! Sa më shumë çirren krim-krim-krim, aq më shumë u dhemb e verteta qe Reformes ne Drejtesi nuk i ikin dot!”

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Zoti Lulzim Basha, i ndodhur ende në takimin me gazetarët, u përgjigj:

“Bajgat e Edi Ramës nuk shesin më. Asgjë në këtë diskutim me ju nuk është drejtuar ndaj personit të tij, por mekanizmit të korrupsionit që ka montuar. Nëse na ndjek dhe vazhdon të na ndjekë “Përshëndetje, s’e kam me ty, por me paret që ke vjedhur.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>