Korrupsioni në drejtësi nuk është shkak, por pasojë e korrupsionit në politikë – Pikat kryesore të intervistës së Lulzim Bashës

Korrupsioni në drejtësi nuk është shkak, por pasojë e korrupsionit në politikë – Pikat kryesore të intervistës së Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bisedoi, dje në mbrëmje, me gazetarët Ylli Rakipi, Andi Bushati dhe analistin Fatos Lubonja në emisionin “Të Paekspozuarit në Ora News.

Më poshtë janë disa nga deklaratat kryesore të Zotit Basha:

Për koalicionin opozitar dhe dorëheqjen e tij

  • PD do të garojë në zgjedhjet e ardhme me një koalicionin të gjerë politik dhe qytetar nga i cili përjashton kategorikisht Edi Rama dhe Ilir Meta, pike”
  • PD ka një standart përgjegjshmërie. Kryetari historik i kësaj partie, parardhësi im në detyrë dha dorëqeqjen pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhje përgjithësisht të lira dhe të ndershme… Dhe ky është një standart që PD duhet të vazhdojë ta ndjekë. Nëse shqiptarët më japin përgjegjësinë, unë do ti marr ato. Edhe nëse nuk më zgjedhin, unë sërish do të marrë përgjegjësitë tonë.

Për politikanët dhe funksionarët e lartë me të shkuar kriminale

  • Rama solli kriminelët në pushtet për të ardhur në pushtet. Duhet një demokraci e re, ku brenda pushtetit të mos ketë të fortë.
  • Unë po them që duhet të deklarojnë [deputetët] të gjitha interesat e biznesit për të hyrë në politikë.
  • Korrupsioni në drejtësi nuk është shkak, por pasojë e korrupsionit në politikë.
  • PS-ja s’është bandë, po PS-në e ka zaptuar një bandë dhe e detyron të sillet si bandë.
  • Ky është mekanizëm, pse Arben Ndoka vinte flamur për PD-në, por nga ana tjetër ke dikë që e mori atë, që ne e hoqëm, dhe e bëri deputet dhe e solli për ti imponuar dhunën, kundër medias, kundër bizneset.

Për mediat

  • Në djall shkoftë audience se për hir të audiencës ka shkuar vendi këtu ku është.
  • Në media ka një ushtri mercenarësh që i paguan qeveria, por kam kënaqësinë që sot s’jam me ta.
  • Kërkojmë falje për ato reklamat që kane marrë privatët nga shteti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>