13 senatorë amerikanë – republikanë dhe demokratë kanë paraqitur një rezolutë për sanksione ndaj Bjellorusisë, për protestat e dhunshme të ndodhura javët e fundit.
Senatori republikan, Jim Risch, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se dhuna dhe shtypja e vazhdueshme e opozitës në Bjellorusi “janë të papranueshme”, raportoi Radio Evropa e Lirë (REL).
Senatorët amerikanë shprehen se zgjedhjet në Bjellorusi nuk kanë qënë të drejta dhe rezultatet nuk janë të sakta.
Ata kërkojnë lirimin e të burgosurve politikë dhe të gazetarëve të huaj- gjashtë prej të cilëve raportojnë për Radion Evropa e Lirë.
Prej 6 javësh në Bjellorusi mijëra qytetarë po protestojnë kundra regjimti të Lukashenkos. Përfaqësuesit e opozitës janë arratisur nga vendi, ose janë burgosur.