
Policia ka gjobitur 1344 qytetarë të hënën për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 32,5 mijë euro.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 2 pronarë lokalesh me 9 mijë euro, pasi nuk respektuan protokollet e sigurisë.
Ata lejuan muzikën pas orës 20:00 dhe nuk respektuan mbajtjen e maskës dhe distancimin social.
Gjithashtu u gjobitën 29 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete dhe 36 të tjerë pasi lëvizën pas orës 22:00.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.