Kryeministri Rama ka vendosur të filloi menjëherë shqyrtimin e draft reformës në drejtësi, pavarësisht se bisedimet për arritjen e një marrëveshje të përbashkët me opozitën vazhdojnë.
Sot, 33 deputete të shumicës i dërguan një kërkesë Kuvendit për fillimin e shqyrtimit të draft reformës në drejtësi.
Reforma në drejtësi përfshin ndryshimin e një sërë nenesh të Kushtetutës, kryesisht atyre që përcaktojnë sistemin e drejtësisë në vend.
Procesi i ndryshimeve kushtetuese mund të fillojë vetëm më iniciativën e të paktën 28 deputetevë. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kërkon 94 vota, ndërkohë që shumica formalisht ka vetëm 87 vota.
Kjo ngutje në dukje e pajustifikuar e Kryeministrit Rama është perceptuar si kërcënim nga ana e opozitës. Sot, Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se:
“Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshem për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend.”
Zoti Basha shtoi se nëse do të trafikohet qoftë edhe një votë nga opozita, PD do të djegi mandatet e deputetëve.
“Çdo tentativë për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare.”
Nuk është e qartë se çfarëdo të thotë Zoti Basha me termi “djegie mandatesh”, por ndoshta, Zoti Basha nënkupton bojkotimin e punimeve të parlamentit për më shumë se gjashtë muaj, mbas të cilit sipas rregullores së Kuvendit digjen mandatet e deputetëve që nuk kanë marrë pjesë.