Policia e Tiranës ka ekzekutuar, të dielën, urdhër arrestet për 14 persona të dyshuar për kultivim kanabisi në malin e Gomenit, pranë Zallherrit.
Në përfundim të një hetimi 4-mujor, gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit për 14 personat nën hetim:
- Për tetë prej tyre masa e sigurisë është ‘arrest me burg’;
- Për katër prej tyre masa e sigurisë është ‘arrest në shtëpi’;
- Për dy prej tyre masa e sigurisë është ‘detyrim paraqitje’.
Të 14 të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kanabis gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr.
Parcelat me kanabis janë asgjesuar nga policia në periudhën qershor-gusht.
Hetimet nga prokuroria e Tiranës po vijojnë.