14 persona nën akuzë për kultivim kanabisi në Zall-Herr

Nga Exit News
14 persona nën akuzë për kultivim kanabisi në Zall-Herr

Policia e Tiranës ka ekzekutuar, të dielën, urdhër arrestet për 14 persona të dyshuar për kultivim kanabisi në malin e Gomenit, pranë Zallherrit.

Në përfundim të një hetimi 4-mujor, gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit për 14 personat nën hetim:

  • Për tetë prej tyre masa e sigurisë është ‘arrest me burg’;
  • Për katër prej tyre masa e sigurisë është ‘arrest në shtëpi’;
  • Për dy prej tyre masa e sigurisë është ‘detyrim paraqitje’.

Të 14 të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar kanabis gjatë vitit 2020, në zona pyjore afër fshatit Herraj, në malin e Gomenit dhe në zona të tjera të Njësisë Administrative Zallherr.

Parcelat me kanabis janë asgjesuar nga policia në periudhën qershor-gusht.

Hetimet nga prokuroria e Tiranës po vijojnë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>