143 kilogramë kokainë në Durrës, gjykata lë në burg administratorët e kompanisë

Nga Exit News
143 kilogramë kokainë në Durrës, gjykata lë në burg administratorët e kompanisë

Gjykata e Durrësit vendosi arrest me burg për dy administratorët e kompanisë Masabi fruits pasi në kontenierët e saj ju gjetën 143 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit janë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, të cilët u arrestuan të shtunën.

Kapja e kokainës u bë e mundur pas informacioneve të  marra nga policia në rrugë operative, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale.

Kontenieri me banane ishte nisur nga porti i Guayaquil i Ekuadorit dhe kishte bërë tranzit në portin Gioia Tauro në Itali​.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme