
Shqipëria renditet mes pesë vendeve më të mëdha kultivuese të kanabisit në botë. Ky është përfundimi i Raportit vjetor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike, i bazuar në të dhënat e viteve 2010-2014.
Shqipëria, bashkë me Kolumbinë, Xhamajkën, Paraguajin dhe Hollandën janë shtetet kryesore që furnizojnë tregjet botërore me lëndë narkotike, veçanërisht me kanabis.
Fitimet e Shqipërisë nga prodhimi dhe shitja e kanabisit, për vitet 2010-2014, llogariten në total rreth 2,6 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit. Në vendet e tjera evropiane, fitimet nga tregëtia e lëndeve narkotike llogariten 0,07-0,19 për qind të PBB-së së shtetit.